BERLIN– Një kandidate për bashkinë e Këlnit, Henriette Reker, u godit me thikë sot në një treg ku ajo po bënte fushatë, një veprim me motive raciste të lidhura me politikën e pritjes së refugjatëve, njoftoi policia rajonale.

“Reker, e plagosur rëndë me thikë nga një burr 44 vjeçar, ishte përgjegjëse për përkujdesjen e refugjatëve në bashkinë e Këlnit”, shpjegon Wolfgang Albers, drejtor i policisë.

Agresori i marrë menjëherë në pyetje, u shpreh se e kreu këtë veprim me motive raciste, shtoi një përgjegjës i forcave të rendit, Norbert Wagner, gjatë një konference për shtyp.

“Kandidate e pavarur por e mbështetur nga konservatorët e Angela Merkel, Henriette Reker, ka marrë plagë të rënda”, deklaroi Wolfgang Alb duke theksuar që është jashtë rrezikut për jetën.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: