Anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli ka reaguar pas publikimit me zë e figurë të prindërve të të miturës së abuzuar në Kavajë. Përmes një postimi në facebook, Fatbardh Kadilli sqaron pse duhej bërë publike ngjarja e Kavajës, por duhet ruajtuar identetit i tyre.

“Ata qe ne menyren me te poshter thone se si ngjarja e Kavajes ndodhin kudo ne bote, madje behen dhe filma, akuzojne opoziten pse e ben publike. Edhe ai qe vjen nga perendimi, ku keto ngjarje behen dhe filma, propozon heshtjen mediatike. Eshte pikerisht ai qe futi kulturen e gazetarise se kronikes se zeze ne Shqiperi.” Shkruan Kadilli ndërsa shton se të berit publik i nje krimi te rende eshte i domosdoshem.

“Te pakten vlen qe nje viktime tjeter e shantazhit te mos nenshtrohet dhe te mos abuzohet. Vlen se u meson njerezve, mesues, prinder, femije se duhet te reagojne, te mbrohen, te kujdesen, te parandalojne. Vlen se u meson atyre qe kjo shoqeri u meson banditizmin dhe perdhunimin si menyre jete se do te ndeshkohen.Tek e fundit vlen politikisht, se u tregon qytetareve se kush eshte dallimi mes opozites dhe qeverise. Denoncimi i te keqes vjen nga opozita. Fshehja, bashkejtesa e detyruar me te keqen vjen nga qeveria. Zgjidhja qe propozon opozita eshte denoncimi, mospajtimi, clirimi i shoqerise nga tradita e turperimit te viktimes dhe ndeshkimi i agresoreve. Zgjidhja e qeverise eshte heshtja e turpit dhe nje familje azilantesh me shume.”-përfundon Kadilli reagimin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb