Fatbardh Kadilli, i cili ka shpallur kandidaturën e tij për kreun e PD-së, ka shpalosur disa nga pikat ku mbështetet programi i tij për drejtimin e kësaj partie.

Në një konferencë për mediat, Kadilli foli për një PD të hapur dhe që nuk është peng i kryetarit. Sipas tij, nëse ai merr drejtimin e PD-së, mandati i kryetarit do të marrë fund ditën e zgjedhjeve, pasi ai ose do të bëhet kryeministër, ose do të dorëhiqet.

“T’i japim fund një politike që riprodhon në partinë tonë modelin e shekullit XX. Dua ti kërkoj një ndjesë çdo anëtari të PD pasi koha e shkurtër në dispozicion e bënë të pamundur që unë si kandidat që sfidova qetësinë kënetore të mund të shkel dhe të takojë demokratët. Turi i fitores nuk ka kalendar në 13. Data 13 është fitore brenda PD dhe më pas do të vijojë për të larguar Edi Ramën. Jam betuar për një parti më të madhe se kryetari. Kryetari është udhëheqës për 4 vite, dhe ai është ose kryeministër, ose ikën. Administrimi i partisë do duhet të bëhet nga një ‘Këshill të urtësh që kapërcen mandatin e kryetarit dhe të sigurojë zgjedhjet brenda strukturës. Parimi ‘Një anëtar, një votë’ për zgjedhjen e çdo kryetari, nga seksioni deri tek anëtari më i thjesht. Kjo do të bëhet të paktën një vit më parë nga afatet zgjedhore. Për një PD të hapur dhe të bashkuar, struktura do të jetë elastike, mbi baza profesionesh apo ngjashmërie përfaqësie.”, tha Kadilli.

PYETJE NGA GAZETARET
Si do të jetë kalendari juaj?

Kalendari do të jetë publik menjëherë. Kam pritur për kortezi kolegët, pasi është rënë dakord që të koordinojmë. Jemi të detyruar që ta ftojmë dhe ta lodhim anëtarësinë tonë, ndaj u ra dakord që të koordinohemi. Nëse nuk e koordinojnë deri sot, do të shpall platformën time.

Cili është rivali i fuqishëm sipas jush?
Nuk kam asnjë rival. As Basha, as të tjerët. Asgjë nuk propozojnë të re. Asnjë propozime të dëgjuara, të shteruara. Propozimi është për një PD të hapur, të pastër dhe të bashkuar.

Nëse nuk fitoni zgjedhjet në 13 qershor, cili do të jetë aktivizimi juaj?
Unë do të fitoj në 13. Por edhe nëse ndodh ajo që thatë ju, unë do vazhdoj këtë projekt. Deri në ditën që PD të ketë këtë manifest, unë nuk do të rresht, do të jem aty për të larguar këtë lloj politike që bëhet bashkë; politikë, biznes, media, botë e nëndheshme, po të duash krim, kundër qytetarit. Ky është projekt që dua ta realizojë.

Ju kanë akuzuar se keni punuar për fondacionin e Sorosit. Cili është komenti juaj?
Nuk kam punuar asnjë ditë të vetme, as një orë të vetme, skam paguar asnjë qindarkë nga Fonacioni Soros. Kam punuar për organizata ndërkombëtare, USAID, por jo për Soros. Ata që financohen nga Soros, më kujtohet organizata socialiste.

Ju thatë se jeni më i miri, por mbi çfarë kriteresh bazoheni?
Mbi kriterin politik. Mua s’ma ka lënë babai pronën, atë traditë politike. Babai im ka qenë një punëtor i palodhur, një minator. Politika nuk është me të thënë, është me të dhënë. Kam mësuar të gjitha përvojat, me të mirat dhe të këqijat. Arma ime është kreativiteti politik, forca ime është aftësia për të mbijetuar. Unë i drejtohem qytetarit. S’kam bërë kalkulime. Noti nuk mësohet në të thatë, por në ujë. Përveç meje dhe zotit Basha, nuk po luajmë për numër dy-sh. S’jam për këtë post. S’kam për të pranuar asnjë rol ekzekutiv në PD.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: