KAKAVIJË – 42 klandestinë sirianë, ndërmjet tyre katër gra dhe tre fëmijë, kanë hyrë mesnatën e shkuar në Shqipëri nga kufiri grek, rreth orës 3:00. Ata janë ndaluar nga Policia e Gjirokastrës në afërsi të fshatit Peshkëpi dhe Glinë, ndërsa kishin destinacion Malin e Zi.

Zëdhënësi i Policisë, Genti Mullai njoftoi se “klandestinët janë shoqëruar në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, ku janë trajtuar me ushqim dhe janë sistemuar në ambjente me ngrohje. Tashmë, specialistët e Sektorit të Migracionit po punojnë për rikthimin vullnetar të tyre.”

Ndërsa qytetarët në Shqipëri, rajon e Evropë presin sonte të festojnë ndërrimin e viteve, vala e klandestinëve nga Siria dhe vende të tjera, që ikin për t’i shpëtuar luftës, nuk po ndalet as në kushtet më të rënda të motit.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: