TIRANE- Djali i ish- kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka reaguar për ngjarjen e ndodhur në një shkollë 9-vjecare në Shupenzë të Bulqizës, ku mbetën të asfiksuar rreth 60 nxënës si pasojë e tymit nga kaldajat që përdoreshin për ngrohje.
Përmes një statusi në Facebook, Shkëlzen Berisha përdor ironinë dhe talljen për ngjarjen duke përmendur edhe ish- kryebashkiakun e Dibrës, Shukri Xhelili.
“Kaldajat e shkollave si brekët e Shukriut”- shkruan ai në Facebook.
(d.d/BalkanWeb)