Zbardhet dëshmia e Shkëlzen Berishës, teksa u thirr si dëshmitar në seancën gjyqësore të Fatmir Mediut për çështjen “Gërdeci”.

Gazetarja Klodiana Lala siguroi për BalkanWeb se ditën kur ndodhi shpërthimi në Gërdec ka qenë jashtë shtetit.

“Kam qenë jashtë vendit ditën e shpërthimit të Gërdecit. E kam mësuar ose nga media, ose nga bisedat me familjarët e mi ngjarjen, nuk e saktësoj dot. Me ish-ministrin e Drejtësisë, Aldo Bumcci, njihem. Kam me të marrëdhënie miqësore prej angazhimit të tij politik. Kam qenë në zyrën e tij kur ka qenë ministër. Nuk e them dot me saktësi sa herë, por kam qenë. Kemi bërë biseda personale, politike, familjare.”, mësohet të jetë shprehur djali i ish-kryeministrit Berisha.

Mes të tjerash ai mohoi se ka dërguar faks, ndërsa theksoi se faksi nuk është dërguar nga ai.
“Për faksin e mbërritur në Ministrinë e Mbrojtjes nga Ministria e Drejtësisë me shënimin “për z. Shkëlzen Berisha” kam marrë dijeni nga media. Faksi nuk është nisur nga adresa ime dhe as ka mbërritur në adresën time. Mënyra më e mirë për ju (i drejtohet prokurorëve te SPAK) është ta gjeni cili e ka bërë. Nuk kam bërë ndonjë kallëzim për këtë fakt, pasi nuk kam pasur arsyem di që Bumçi ka bërë një kallëzim për “falsifikim”. Fatmir Mediun e njoh që prej vitit 1994.”, ka pohuar Shkëlzen Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: