Tashmë është zyrtare, Sherif Kallaku largohet nga Teuta për të nisur një aventurë të re në Kroaci me ekipin e Lokomotivës së Zagrebit. Fantazisiti i bashkohet kolonisë së lojtarëve kuqezi që militojnë në ekipin kroat, pjesë e Champions League sezonin e ardhshëm.

Teuta
Teuta

Me anë të një postimi në faqen zyrtare, KF Teuta njofton sot arritjen e marrëveshjes të transferimit të Sherif Kallaku në ekipin e Lokomotiva Zagreb në Kroaci. Sherif Kallaku pritet ti bashkohet ekipit të Lokomtivës ditën e premte. Fantazisti i Teutës, pasi të kryejë vizitat mjekësore do të bashkohet me klubin e Lokomotiva Zagreb ,me të cilin ka nënshkruar një kontrate 4 vjeçare. 22-vjeçari i cili u shpall fitues i kupës i Shqipërisë me Teutën, Kallaku i thotë lamtumirë Teuta për të vijuar tashmë aventurën e tij të re në Kroaci. Pas 2 vitesh me blutë, skuadër me të cilën dhuroj performanca shumë pozitive, duke qenë njëkohësisht edhe pjesë e ekipit tonë përfaqësues, Kallaku tashmë do të provoj edhe eksperiencën e tij të parë jashtë vendit në radhët e Lokomotiva Zagreb, lexohet ndër të tjera në postimin e klubit durrsak. Teuta do të përfitoj 150 mijë euro kesh ndërsa kanë arritur të mbajnë edhe 20% të kartonit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb