Në muajin janar, para se të mbaheshin zgjedhjet në FSHF, administratori i Flamurtarit, kallëzoi në Prokurori kreun e FSHF-së, Armand Duka, për skandalin me 12 shoqatat që ishin të paregjistruara zyrtarisht në Gjykatë.

Ditën e sotme, për këtë kallëzim, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka caktuar edhe 3 gjyqtarët që do të zgjidhin konfliktin mes federatës dhe klubit të Flamurtarit. Ata janë Gerd Hoxha, Dritan Hallunaj dhe Ervin Pollozhani.

Nga këta gjyqtarë dy janë të Dhomës Penale një pranë Krimeve të Rënda, një pranë Penales Tiranë dhe Ervin Pollozhani gjyqtar civil pranë Gjykatës së Tiranës.
Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/kallezimi-penal-i-flamurtarit-ndaj-dukes-caktohen-gjyqtaret-qe-do-shqyrtojne-skandalin-me-shoqatat/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: