MEMALIAJ

Është kallëzuar penalisht në Prokurori kryebashkiaku i Memaliajt Gjolek  Guci.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për “Balkanweb” se janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin Gjolek  Guci, banues në Memaliaj, me detyrë Kryetar i Bashkisë Memaliaj.

Kjo sepse ka bërë kallëzim shtetasi Luan Bino, banues në Tiranë, se ka kryer shpërdorim detyre duke hapur rrugën e fshatit Luftinjë në pronën e tij, pa bërë vlerësimin dhe kompensimin përkatës.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb