Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji pohoi sot në News24 se ka kaluar afati 6-mujor për ngritjen e një komisioni parlamentar për Reformën Zgjedhore. Duke u pyetur për opsionin e një qeverie teknike, ai tha në rubrikën ‘Opinion’ se “Duhet parë forma se si duhet zgjidhur kriza politike”.

“Duhet parë forma se si duhet zgjidhur kriza politike. Sot ka një krizë ekonomike për shkak të korrupsionit. Duhet të ketë reagim dhe pastaj zgjidhjet duhen parë. E vetmja formë është reagimi. Ka kaluar pa vëmendje publike për shkak të verës, por përfundoi 6 mujori për ngritjen e një komisioni për Reformën Zgjedhore. Në 6 muaj nuk është bërë asgjë. Interesi i PS-së është të mos bëhet asgjë, pasi përdor burimet e administratës për blerjen e votës. Po opozita pse nuk ka asnjë reagim. Ka 6 muaj që ka shkuar. Ka një mbledhje konstituive në fillim. Sot opozita duhej të propozonte votën e emigrantëve. Nuk ka një propozim të opozitës se si do ndalohen përdorimi i administratës për të vjedhur. Komision tjetër për masakrën zgjedhore u mbyll pa dhënë provat që PD i ka me fakte. Në këto kushte kur ekziston dhe jemi përpara këtyre rrethanave, reagimi me protesta do ishte i duhuri.”, pohoi ai.

Pyetjes se çfarë ndodh kur mbaron afati për punimin e një komisioni?, Salianji iu përgjigj se: “Duhet të ribëhet prapë. Ndërkohë që ribëhet komisioni. Ka riskun tjetër se nëse në 6 muajt e ardhshëm nuk do të ketë asnjë konsultim publik dhe ka zvarritje pa sense, atëherë do të lihet kjo për në minutën e fundit dhe Rama do përfitojë siç ndodhi herën e parë kur u bën ndryshimet zgjedhore.”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: