Pas orësh të gjata pritjeje, shqiptarët e bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës, kanë kaluar në anën tjetër te kufirit së bashku me një pjesë të qytetarëve të mbërritur orët e para të mëngjesit të sotëm, duke plotësuar sërish kuotën e 300 personave.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se duke qenë se kuota u plotësua, qytetarë të tjerë vijojnë të qëndrojë të bllokuar në këtë pikë të kalimit, ndërsa është krijuar dhe radhë e gjata automjetesh.

Po ashtu mësohet se policia ka ngritur 2 postoblloqe në aksin që të çon drejt pikës së kalimit kufitar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb