Teksa Tirana po përjeton ditë protestash masive qytetare, aktori i njohur Mehdi Malkaj ka shprehur revoltën e tij të fortë ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se prej më shumë se një dekade ndodhet në protestë. Malkaj kujtoi se angazhimi i tij nisi që me kauzën për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dhe se nuk është ndalur asnjëherë, pasi sipas tij ka kuptuar se ndryshimet nuk vijnë pa përballje dhe rezistencë qytetare.
“Unë personalisht, të paktën kam 10 vjet që jam në protestë. Që nga problemet me Teatrin nuk kam pushuar. Kam kuptuar se gjërat nuk fitohen ndryshe”, u shpreh aktori.
Ai paralajmëroi se situata mund të shkojë drejt përshkallëzimit, duke argumentuar se qytetarët ndihen të papërfaqësuar nga qeveria dhe se një kryeministër duhet të mbajë përgjegjësi për të gjithë popullin, jo vetëm për mbështetësit e partisë së tij.
Në deklaratat e tij, Malkaj akuzoi Ramën për arrogancë dhe shkëputje nga realiteti, duke përdorur edhe shprehje të forta popullore për të përshkruar sjelljen e kreut të qeverisë.
“Po të dalë kryeministri dhe të flasë me qytetarët. Ai nuk është kryeministër vetëm i socialistëve, por i gjithë shqiptarëve. Ka në kurriz gjithë popullin, nga fshati më i largët deri në kryeqytet”, tha ai ai në një intervistë për Syri.
Aktori krahasoi gjithashtu sjelljen e Ramës me atë të liderëve autoritarë, duke e cilësuar si një formë sfide ndaj qytetarëve dhe duke shtuar se kryeministri po tregon se nuk dëshiron të dëgjojë zërin e protestuesve.
Mehdi Malkaj: Unë personalisht, të paktën kam 10 vjet që jam në protestë. Unë personalisht që me problemet që u hapën me teatrin dhe nënshkrimbja këtë, unë nuk kam pushuar, sepse kam kuptuar një gjë, edhe me ato që kam lexuar unë… të gjitha çfarë ke lexuar dhe çfarë ke shikuar të shtyjnë që nuk fitohen gjërat ndryshe, o do marrësh pushkë, o do marrësh shkopinj. Domethënë. Kështu i kanë arritur popujt e tjerë që janë shumë më të avancuar nga ne. Po unë mendoj se është vonuar por që aty do vejë, te përshkallëzimi. Aty do vejë sepse një njeri që zgjidhet, zgjidhet të jetë i përgjegjshëm për atë jo i papërgjegjshëm.
Atëherë, nga andej nga ana ime, ose unë më saktë e kam dëgjuar nga gjyshja ime, këtë shprehje: Po s’të mori mendja nuk të merr madhe gjë. Po sigurisht. Po të dalë kryeministri i vendit atje, po pse o kryeministër është ai? Po pse, si mendon ai se duhet të zgjidhë vetëm hallet e socialistëve? Po një kryeministër nuk zgjidhet për hallet e partisë që ai përfaqëson. Po ai ka gjithë popullin në kurriz. Që nga fshati më i humbur edhe deri tek kryeqyteti që është qendra e kulturës. Ai nuk mbush më, atij i ka ikur… i ka lëvizur ajo që thotë, po s’të mori mendja nuk të merr madhe gjë.
Çfarë të të them unë ty? Shiko, të gjithë diktatorët e kanë këtë. Këtë këngën në vallëzimin, këtë e kanë, e kanë, edhe kanë ikur bashkë me të pastaj. Me këtë, se kjo është…karshillëk madhe që i bën popullit tënd. Është një gjë… shiko, unë mund të bëj çfarë të dua, është ajo që bën ai. Dhe nuk dua t’ja di për juve. Ju jini kështu, flamengo a çfarë thotë ai tani… Ai po i bën hyzmet drurit.
Ky kryeministri. Po i bën hyzmet drurit. Ai e kërkon me patjetër këtë drurin. Sepse të bëjë ashtu… Po si mundet? Si ka mundësi? Ai e ka me gravatë, me kostum, me të gjitha… Është korrekt, pret, përcjell… Ç’është kjo? Nga e kemi këtë? Jo po nuk është ekstravagancë kjo, nuk është… kjo është lajthitje. Lajthitje e rëndë… ose, siç themi rëndom neve, i ka shkarë ledhi. I ka shkarë ledhi. Mbaroi. Sa ta gjejë ai, sa ta kërkojë ai… mjafton… ose si të të them unë, mendja është si një dorë me miza. E hape, ikën. Mblidhen mizat më?
