Një nga aktivistët deklaroi se ai proteston që të realizojë ëndrrën për një Shqipëri ku qytetari triumfon dhe do ta realizojë atë.
Ai ironizoi deputetët socialistë dhe kryeministrin Edi Rama për deklaratat kundër protestës.
“Sot ndihem krenar sepse shoh një popull që ka dalë për 46 ditë pa frikë duke shprehur indinjatën me këtë demokraci 36-vjeçare. E di sepse dhe pse jam i ri ndryshe nga Zegjineja di të lexoj, ndryshe nga Gonxhja nuk fyej askënd dhe ndryshe nga Rama e pranoj mendimin ndryshe dhe kundra e ndryshe nga shumë deputetë socialistë.
Kam një ëndërr për një Shqipëri europiane ku qytetari triumfon, por zgjohem me makthe nga fytyrat e politkanëve të pseudodemokracisë të 35 viteve të fundit.
Ëndrrat janë vetën kur flemë gjumë sepse ne zgjohemi dhe ëndrrën e bëjmë realitet.
Shoh një forcë të popullit shqiptar që nuk e kam parë asnjëherë, ju gjeni vullnetin çdo mëngjes të luftoni kundër korrupsionit dhe padrejtësisë.
Ju shkoni në punë, mbani familjet, mbajmë dhe këta në këmbë. Duhet t’ua kujtojmë se ne ua japim pushtetin dhe ne do t’i tërheqim zvarrë.
Nëse na shantazhoni do ta ngremë zërin aq lart sa do t’ju kumbojë në kokë.
Eja në protestë sepse të kanë shkelur dinjitetin, sa turp është kjo sepse jemi në demokraci dhe duhet të dëgjoni mendimet e kundërta. Nuk kemi bërë asnjë progres jemi në një diktaturë fashiste.
Edhe kur numrat janë kundër nesh nuk dorëzohemi, sepse dimë që historia nuk numëron ata që u dorëzuan, por ata që zgjodhën të luftojnë dhe marshojnë siç po bëjmë ne.
Kam një mesazh për të gjithë ata që s’janë këtu: Nëse je prind që ke çuar fëmijët në kurbet eja, nëse një punonjës i administratës ti vlen më shumë se paga, pensionistë ju vleni më shumë se 5000 lekë, patronazhistë ju jeni manipuluar dhe mendoni se zgjidhja është t’i shërbeni pushtetit, por ju premtoj se ka një botë më të bukur dhe më të gjelbër”, tha ai.
