Deputeti Dashamir Shehi i ftuar në Fitstation me moderatoren Çenkuela Hasa foli për jetën jashtë politikës duke folur për raportin me fëmijët.

“Si baba jam një baba i keq. Do doja të isha ndryshe, një baba klasik që shkon në dark në shtëpi dhe ju përkëdhel kokën fëmijëve, por nuk jam ky. Uroj t’i ngjajnë nënës së tyre dhe të jenë më të mbarë më familjar se unë.

Fëmijët janë jashtë dhe unë nuk jam ai lloji prindi që flet çdo natë në skype pasi fëmijët janë jashtë, nuk jam kjo lloji natyre, është defekt por nuk kam kohë ta rregulloj më. Por jam shum i kënaqur me fëmijët e mi çdo gjë e kanë arritur vetë”- tha Shehi për News24.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: