Një emigrant nga Dibra, i cili jeton prej vitesh në Itali, ka sulmuar ashpër klasën politike shqiptare gjatë fjalës së tij në protestën para Kryeministrisë.

Ai falënderoi të gjithë protestuesit për qëndresën e tyre, duke përmendur veçanërisht nënat me fëmijë të vegjël dhe personat me aftësi të kufizuara që, sipas tij, nuk e kanë braktisur protestën.

“Ju falënderoj të gjithë qëndrestarëve, atyre nënave me fëmijë të vegjël dhe personave me aftësi të kufizuara, që nuk e braktisën këtë shesh. Këtu po shkruhet historia e re e Shqipërisë. Këta pas meje janë tradhtarët më të mëdhenj të kombit.

Jam inxhinier pyjesh. Kam qenë punonjës i qeverisë ‘Rama 1’. U detyrova të largohem nga atdheu, sepse duhej të vidhja, por nuk mund të vidhja tokën dhe popullin tim. Sistemi që ndërtuan këta na detyroi të emigrojmë.

Sot edhe shqiptarëve të diasporës u kanë futur thikën pas shpine, duke u shkaktuar dëme të mëdha. Nëse një shqiptar sillte 100 mijë euro, fitonte 50 milionë lekë, ndërsa tani i humb ato.

Kam ardhur nga Italia me familjen për pushime dhe do t’i mbyll ato këtu, në protestë. Dy tradhtarët më të mëdhenj të popullit janë Berisha dhe Rama. Flas me fakte”, u shpreh ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: