PARIS- Hasna Aitboulahcen, ‘femra e cila po cilësohet si kamikazja e parë femër në Europë’ nuk e hodhi vetën në erë gjatë operacionit policor në një apartament në Saint-Denis.

Pavarësisht se prokurorët francezë thanë se ajo hodhi vetën në erë, një burim policor i ka thënë AFP-së se ishte një burrë ai që hodhi vetën në erë.

Prokurorët në Francë kanë thënë zyrtarisht se vajza kishte veshur një brez eksplozivi dhe hodhi veten në erë kur policia hyri në banesën ku fshihej së bashku me “trurin” e sulmeve në Paris. Sipas AFP¬-së, Boulahcen është dëgjuar nga policia të thërrasë: “Më ndihmoni, më ndihmoni, jam nën flakë”, përpara se të ndodhte shpërthimi.

Mirëpo, versioni më i fundit është se ajo ka qenë në dhomë së bashku me një kamikaz tjetër i cili hodhi veten në erë duke vrarë edhe vajzën.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: