Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka ndarë një video me të rinjtë nga kampingu veror i LRI-së në Jalë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Blushi shkruan se të rinjtë e LRIS-së janë e ardhmja e Shqipërisë, teksa shton se është koha që rinia t’i japë kohës emrin e vetë duke kapërcyer çdo pengesë të lirisë, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor.

“Në sytë e të rinjve të LRI është e ardhmja e Shqipërisë!

Është koha e rinisë dhe rinia do t’i japë kohës emrin e vet, duke kapërcyer me vendosmëri çdo pengesë, në mbrojtje të vlerave shoqërore dhe kombëtare, të lirisë, demokracisë, barazisë, drejtësisë dhe dinjitetit njerëzor!

Partia e Lirisë, Partia e Rinisë!”, shkruan Blushi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb