Ballkani pret në stadiumin “Fadil Vokrri” turqit e Sivasporit në sfidën e vlefshme për fazën në grupe të Conference League. Duke parë fitoren fantastike që skuadra e Ilir Dajës arriti një javë më parë në Turqi, tifozët nuk kanë nguruar dhe kanë marrë menjëherë biletat për sfidën që do të luhet në Prishtinë.

Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare, Ballkani bën të ditur se të gjitha biletat për këtë përballje janë shitur.

“Biletat e shitura 100%!!! Faleminderit shumë të gjithë tifozëve për këtë interesim të jashtëzakonshëm. Nesër e gjithë Kosova në stadium për Ballkanin”, shkruajnë kampionët e Kosovës në postimin e tyre në rrjetet sociale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb