Partizani vijon të jetë i angazhuar maksimalisht për të kontribuar në ndihmë të të prekurve nga tërmeti. Ashtu si dhe klubet e tjera të superiores e jo vetëm, kampionët në fuqi kanë qenë në terren për të shpërndarë ndihmat për viktimat e tërmetit. Të kuqtë kanë qenë në Thumanë dhe Bubq. Ekipi kryeqytetas, stafi dhe “Guerrils” kanë qenë bashkë në këtë aksion.

Partizani Ndihma
Partizani Ndihma

Njoftimi

FK Partizani solidarizohet me ju, Kampionët dhe “Ultras Guerrils”, prezent sot në Thumanë e Bubq pranë familjeve të prekura nga tërmeti.
Sot kampionët dhe përfaqësues të grupimit “Ultras Guerrils”, ishin prezent në Thumanë e Bubq, zona të prekura rëndë nga tërmeti i tmerrshëm i së martës. Stafi dhe lojtarët kanë shpërndarë ndihma të konsiderueshme ushqimore dhe materiale, duke qenë pranë familjeve të prekura në këto momente të vështira që po përjetojnë. Një falenderim shkon për partnerin tonë FIOL për gadishmërinë dhe suportin e dhënë. Mbështetja e FK Partizani do të vijojë edhe përgjatë ditëve në vazhdim me të tjera kontribute ushqimore, bazë materiale dhe financiare, në ndihmë të personave dhe familjeve të goditura nga kjo fatkeqësi natyrore.
#KampionëEdheJashtëFushe??

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb