Ka rezultuar një dështim testi i parë miqësor i Kamzës në Turqi. Skuadra e Superligës shqiptare që drejtohet nga Ramadan Ndreu e që ndodhet në Antalya për fazën përgatitore të dimrit është mundur me shifrat e thella 4-1 nga Gençlerbirliği.

45-s minutat e para u mbyllën me shifrat e paprekura, por në të dytën vendasit nuk u kursyen. Ishte shqiptari që luan për Kosovën, Vedat Muriqi, ai që shënoi të 4-t golat.

Sulmuesi e hapi serinë e golave në minutën e 65-të, ndërsa më pas shënoi sërish në të 70-tën. Golin e tretë e shënoi 2 minuta më vonë, ndërsa në të 80-tën kompletoi edhe pokerin personal.

Kamza arriti të linte shenjë vetëm pak para vërshëllimës së trefishtë të arbitrit kur në minutën e 90-t Stefan Raçiç ekzekutoi saktë një penallti. Shumë pak për t’i ndryshuar udhën këtij takimi që përfundoi me shifrat 4-1.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb