Kanadaja ka konfirmuar rastet e para të koronavirusit në jetën e egër,  në tre drerë me bisht të bardhë.

Qendra Kombëtare për Sëmundjet e Kafshëve të Huaja tha se mostrat u mblodhën në fillim të nëntorit tek kafshët në rajonin Estrie të Quebec përgjatë kufirit me Shtetet e Bashkuara.

” Të tre drerët nuk treguan asnjë provë të shenjave klinike të sëmundjes dhe ishin të gjithë me sa duket të shëndetshëm,” tha agjencia në një deklaratë të mërkurën vonë.

Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve u njoftua më 1 dhjetor.

Autoritetet kërkuan veshjen e maskave rreth drerëve të egër, ndërsa ata “vazhdojnë të monitorojnë dhe vlerësojnë implikimet e mundshme të virusit në jetën e egër kanadeze”.

Virusi ka infektuar më parë lloje të shumta kafshësh në mbarë botën, duke përfshirë vizonin e kultivuar, kafshët shoqëruese si macet dhe qentë, dhe kafshët e kopshtit zoologjik.

Shtetet e Bashkuara raportuan kohët e fundit prova të përhapjes së Covid nga njerëzit te dreri i egër me bisht të bardhë, me përhapjen e mëvonshme të virusit midis drerëve.

Por nuk ka pasur asnjë transmetim të njohur nga dreri te njerëzit.

Rasti i parë i Covid-19 u zbulua në një treg kafshësh në Wuhan të Kinës, ku shiteshin kafshë të egra dhe shtëpiake. Besohet se e ka origjinën nga një kafshë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb