Në replikë me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deputeti i opozitës në parlament, Myslim Murrizi tha se edhe pse i akuzojnë se prej vitesh nuk kanë votuar për votën e emigrantëve, sërish i bëjnë thirrje opozitës jashtë parlamentit për të votuar reformën zgjedhore.

“ Nga njëra anë thonë se ata që ishin këtu e kanë dalë në rrugë nuk donin të votonin për emigrantët, nga ana tjetër i bëni thirrje nga tre herë në ditë si “hoxha në za” që hajdeni se pa ju nuk e bëjmë dot. Për cfarë i doni që të mos votojnë emigrantët. Tani ju jeni hipokrit në kërkesën që thoni, të votojnë emigrantët, ju si PS? Ne ju themi që dakord do ta votojmë, ju thotë dakord po të votojnë edhe ata që nuk duan të votojnë emigrantët. Kjo është tallje me qytetarët.

Ndryshimet janë si buzëkuq e botox të një trupi me kancer, këtu është hapur kanceri gjithëandej. Kanceri është sistemi, lëri botokset Taulant. Do i votoj sy mbyllur rekomandimet, mos ketë militantë në proces, as aty ku numërohet. Ne duhet të vemë gshtin në plagë, është ndryshimi i sistemit bastard të 1998. Dhe kriza reale sot është kriza artificiale e atij sistemi. Tani thoni hajde të bëjmë buzëkuqe te Kodi zgjedhor. “ -tha Murrizi në fjalën e tij në seancë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb