Një përfaqësues i diasporës ka reaguar nga protesta kundër qeverisë së Edi Ramës, duke dënuar dhunën dhe arrestimet e protestuesve gjatë tubimit. Ai tha se mes personave të ndaluar ishin edhe të rinj nga diaspora, të cilët, sipas tij, u përballën me dhunë vetëm sepse dolën në shesh për të kërkuar ndryshimin.

Sipas tij, ndërhyrja e policisë ishte e tepruar dhe protestuesit nuk përbënin rrezik për efektivët.

Në vijim, ai e cilësoi korrupsionin si një nga problemet kryesore të vendit dhe u bëri thirrje qytetarëve që të vijojnë qëndresën.

“Djemtë e diaspsorës janë dhunuar dhe arrestuar sot sepse patën kurajën të dalin e të thonë: Mjaft na ke vjedhur, na ke shitur dhe na tradhtuar. Lironi djemtë e diasporës. Diktatori i fundit e shpërbleu diasporën me dhunë dhe arrestime. Dhuna ishte disporpocinale, nuk ishin rrezik për policinë.
Kam një kërkesë, të rezistojmë, aleanca është me ju. Kanceri i një kombi është korrupsioni. Një komb që zgjohet ngrihet. Do të rrëzojmë diktatorin e fundit”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb