TIRANE

Gazmend Oketa iku nga Partia Demokratike me kokën e kthyer pas… Iku si demokrat. Edhe larg saj mbeti i tillë. Në rikthim e mirëpritën të gjithë në shtëpinë e përbashkët të PD-së. U rikthye në orë jo të mira për PD-në pasi aksioni i saj politik ka shënjuar rrëzimin e qeverisë “Rama”.

Pikërisht kësaj beteje ka vendosur t’i bashkohet edhe Gazmend Oketa, ish-ministër i Mbrojtjes, aktualisht pjesë e forumit të Këshillit Kombëtar të PD-së. Ndaj z.Oketa thotë për “Gazeta Shqiptare” se është i gatshëm të kontribuojë duke lënë të hapur mundësinë e kandidimit në Durrës me 30 qershor për kreun e Bashkisë së këtij qyteti. “Unë jam në PD për më shumë se kaq. Unë jam në politikë për të kontribuar me aq sa mundem për ndërtimin e një sistemi politik vërtet demokratik”, – shprehet z.Oketa.

Z.Oketa, cilat ishin shtysat që ju rikthyen në Partinë Demokratike?
U riktheva në PD për shkak të zhvillimeve politike në vend. Lëvizja e studentëve dhe protesta më ktheu besimin se mund të ndryshojë situata, protesta e banorëve të Astirit si dhe ajo e Teatrit Kombëtar. Unë besoj se mjafton të përmendim rastin e fundit të Unazës së Re, që nga buxheti do të avullonin 30 milionë euro. Miqtë e mi më të mirë janë tek e djathta.

Tashmë në PD shohim në ngjitje figura të reja. Si e shikoni ekipin e ri të Lulzim Bashës të dalë nga zgjedhjet e brendshme në PD?
Së pari, e shikoj si ekip, i cili përfaqëson të gjithë anëtarësinë e PD-së dhe jo si një ekip personal të z. Basha. Nëse anëtarët e këtij ekipi do ishin emëruar nga z. Basha, atëherë ai mund të quhej ekipi i tij. Në fakt, anëtarët e Kryesisë si dhe sekretarët, ndodhen në ato pozicione pas një procesi votimi në Këshillin Kombëtar të PD. Në gjykimin tim, ai është një ekip, i cili përmbledh brenda tij individualitete, eksperienca dhe karaktere të ndryshme.

Shkrimin e plotë e gjeni duke klikuar në GSH.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: