Kandidati i PD, në bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati në takimin me gratë dhe vajzat shkodrane deklaroi se do të sjell një model tjetër, atë të përkushtimit për Shkodrën duke patur në vëmendje fuqizimin e rolit të gruas.

“Super entuziazmi i takimit të sotëm me gratë shkodrane është garancia e ndryshimit që po vjen për Shkodrën. Shpalosëm një tjetër model për Shkodrën. Modelin e përkushtimit dhe të dashnisë për Shkodrën përballë modelit të interesave dhe përplasjes.

Jemi me fat që në këtë mision tonin për Shkodrën kemi bekimin e nënave dhe guximin e grave shkodrane.

Kjo është Super Shkodra që të gjithë njohim, Super Shkodra që të gjithë duam!”, tha Bushati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb