Herri Kejn ka lënë të hapur mundësinë për të qenë pjesë e Botërorit të ardhshëm, duke theksuar se gjithçka do të varet nga gjendja e tij fizike dhe forma që do të ketë në vitet e ardhshme.
Kapiteni i Anglisë u shpreh se është ende herët për të marrë një vendim për të ardhmen e tij me kombëtaren, duke marrë si shembull Lionel Mesin, i cili vazhdon të luajë në nivelin më të lartë edhe në moshën 39-vjeçare. “Është ende herët për të thënë nëse do të luaj në Botërorin e ardhshëm. Mesi është 39 vjeç dhe po luan”, deklaroi Kejn.
Sulmuesi anglez, i cili mbetet një nga golashënuesit më të rëndësishëm të brezit të tij, synon të vazhdojë të kontribuojë për Anglinë dhe të luftojë për trofe madhorë në vitet e ardhshme. Deklarata e Kejn ka ndezur diskutimet për mundësinë që ai të udhëheqë sërish “Tre Luanët” në turneun e ardhshëm botëror.
