Asnjë festë të madhe të stilit hollivudian dhe foto social për 40 vjetorin e Kaney West, i cili ka zgjedhur të shuajë qirinjtë vetëm me familjen dhe miqtë e tij më të afërt.

Reperi dhe bashkëshortja e tij Kim Kardashian kanë fluturuar drejt Bahamas për një pushim të shkurtër prej katër ditësh.

‘Kim ka marrë me qira një ishull për miqtë e Kanye dhe të dy familjet e tyre’, ka thënë një burim për E!News.
Ato gjithashtu i kanë ndaluar të gjithëve të përdorin rrjetet sociale, në mënyrë që askush të mos e zbulojë se ku ndodhen’.

Natyrisht familjes West nuk i ka munguar asgjë, raporton E!News, pasi ata kanë shpenzuar mijëra dollarë.
Vetëm vila me qira, e ndarë në katër apartamente private, ka kushtuar 176 mijë dollarë.

Gjithashtu edhe 246 mijë dollarë për katër avionë private, të cilët do jenë në dispozicion për të ftuarit në ishull dhe rreth 190 mijë për shpenzime të tjera.
Për të festuar Kaney ka porositur 6 shishe me tekila ‘Casa Amigos’, krijuar nga George Clooney, me një vlerë rreth 350 dollarë secila.

Reperi duket se s’ka kursyer aspak, pasi ka bërë shpenzime marramendëse, (ka thënë një burim pranë çiftit, për të kaluar pak kohë me familjen dhe miqtë, larg reflektorëve të mediave dhe larg nga eventet mondane.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: