Kaos dhe tensione në protestën para Kuvendit. Në një moment policia hodhi gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve dhe ujë me piper, duke sjellë dëme te qytetarët, ndërsa disa prej tyre janë ndjerë shumë keq.
Siç shihet nga pamjet, disa protestues kanë pësuar dëmtime serioze në fytyrë dhe frymëmarrje, ndërsa janë shtrirë përtokë.
Ndërkohë, policia ka qenë e koordinuar, pasi teksa hidhej gaz lotsjellës dhe ujë me piper, efektivët uleshin përtokë, për t’iu shmangur dëmtimeve.
