GREQI- Policia greke ka kapur 46 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar në Igumenicë.
Sipas të dhënave janë arrestuar edhe dy shqiptarë.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit Martin Buzi, 23 vjeç nga Fieri dhe Sabri Mema, 25 vjeç nga Berati.

Policia greke thotë se operacioni u zhvilluar pas informacionit të dhënë nga policia shqiptare. Dy të rinjtë po transportonin më këmbë dy çanta me 23 pako që përmbanin 46 kg 140 gram marijuanë gjithsej. Po kështu u sekuestruan dhe 4 celularë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: