Një kallashnikov i fshehur pranë 21 pakove me kokainë. Kjo është ajo që zbuluan karabinierët gjatë një operacioni antidrogë të zhvilluar midis Firences dhe Pizës dhe që kulmoi me arrestimin e një shtetasi me origjinë shqiptare, i kapur në flagrancë brenda një apartamenti në Calambrone, të transformuar në një depo të vërtetë droge.

Operacioni u krye nga Kompania e Karabinierëve të Firences Oltrarno me mbështetjen operative të Karabinierëve të Pizës. Pasi monitoruan lëvizjet e dyshimta të automjetit të përdorur nga burri për ditë të tëra, policia ndërmori veprime duke e kapur të dyshuarin në flagrancë ndërsa po transportonte një çantë plot me drogë.

Gjatë kontrollit, në apartament u gjetën 21 kilogramë kokainë të paketuar paraprakisht, si dhe tre telefona celularë, mjete për paketimin e dozave dhe një arsenal i fshehur: 1 Kallashnikov, 1 pistoletë dhe municione.

Ai u dërgua në burgun Don Bosco në Piza duke pritur gjyqin e vlefshmërisë para gjyqtarit të hetimeve paraprake.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb