Interpol Tirana njofton se një 31-vjeçar shqiptar është kapur në Francë dhe është ekstraduar sot drejt vendit tonë.

Në njoftim thuhet se i ekstraduari është shtetasi B.B 31 vjeç, pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se i ekstraduari quhet Bekim Bulica.

Njoftimi i Interpol Tiranës:

Interpol Tirana

Kapet në Francë dhe ekstradohet drejt Shqipërisë një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Paris është  ekstraduar nga Franca drejt vendit tonë, shtetasi shqiptar B. B., 31 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, me vendimin penal të datës 14.10.2019 i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 19.09.2019, në Kukës, ku është qëlluar  me armë zjarri në drejtim  të  mjetit të  shtetasit  F. C.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb