Myles Sanderson autori tjetër i ngjarjes tragjike në kanada u vranë me thikë dhjetë persona, dhe u plagosen dhjetëra të tjerë, pas arrestimet u dërgua në spital, pas ii kishte shkaktuar vetes plagë të rëndë, shkruan The Guardian.

“Pas arrestimit ai u dërgua në spital”, tha ndihmës komisioneri i policisë kanadeze Rhonda Blackmore në një konferencë për shtyp.

Me Sanderson të vdekur, policia mund të mos kuptojë kurrë se çfarë e motivoi atë të kryente aktin e rëndë, tha Blackmore.

Gjithsahtu Blackmore tha se do të mbahet një hetim i pavarur për të zbuluar rrethanat e vdekjes së tij.

Ndërkohë lajmi për vdekjen e Sanderson  erdhi menjëherë pasi prindërit e bënë thirrje që djali i tyre të dorëzohej.

Sanderson, 32 vjeç, ishte akuzuar për vrasjeje për  sulmin me thikë që trondit Kombin James Smith Cree, një komunitet indigjen dhe fshatin e afërt të Weldon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb