Njeriu që shpiku një perlë e cila i dhuroi me pas golin e kualifikimit Liverpoolit Aleksander-Arnold tha pas ndeshjes se ishte diçka instiktive. Goditja e tij e këndit kapi të befasi jo vetëm mbrojtjen por të gjithë lojtarët e Barcelonës që u gjenden të papërgatitur përballë Origit që e çoi topin në rrjetë duke kapitulluar katalanasit.

“Ishte thjesht diçka instinktive. Një nga ato momente kur ti sheh se të shfaqet një mundësi. Origi është një superlojtar dhe ky është një nga ata momente që do të kujtohet gjithmonë”, tha i kënaqur futbollisti i Liverpulit pas sfidës.

“Po shkojmë në finale, kjo është ajo që ka rëndësi”, tha Endi Robertson. “As nuk më intereson për dëmtimin tani. E kam thënë shumë herë këtë vit, por Zot i madh, çfarë skuadre kemi!”, ishin fjalët e mbrojtësit pas përfundimit të ndeshjes që çoi Liverpulin në finale.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: