Me rastin e festës patronale të Madonna Incoronata, Famullia e Varallo-s në Itali ftoi një dëshmitar të besimit, Kardinalin shqiptar Ernest Simoni, i cili i mbijetoi 28 viteve punë të detyruar në Shqipëri.

Kardinali Simoni kryesoi Meshën Solemne të orës 10:30 në kishën kolegjiale të San Gaudenzios dhe pasdite procesionin tradicional për nder të Madonnës së Kurorëzuar, të shoqëruar nga Banda Muzikore Varallo.

Një ditë vërtet emocionuese që përfundoi pas drekës së komunitetit me Meshën e mbrëmjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb