Analisti Fatos Lubonja deklaroi mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ se kreu i PD-së, Lulzim Basha po përballet me një presion të jashtëzakonshëm sa i takon akuzave nga disa dëshmitarë të luftës së UÇK-së, se ka fshehur një kasetë të masakrës së Krushës.

Ai theksoi se Basha, nëse ka qenë në rolin e përkthyesit, mund të ketë parë shumë gjëra, për të cilat nuk mund edhe të flasë.

“Unë përmes përkthyesit që më ka përkthyer librat në Angli, di diçka më shumë se ka punuar në Hagë. Çështja është me e komplikuar. Bëhet fjalë për të shkuar atje, për t’u pyetur, për dëshmitarë. Përkthyerit e kanë të ndaluar që të flasin dhe të tregojnë ça ka ndodhur atje. Se di nëse është rast i Bashës ky. Pjesa tjetër që është problematike për mua, është se ky si natyrë, është në presion të jashtëzakonshëm.

 

Nga kjo histeri shqiptare, “ti na ke lëshuar shqiptarët përpara serbëve”, nga ky presion ai thotë (Basha); ‘më mirë s’po them fare, se sa të them kam punuar atje’. E para duhet të kërkosh përgjegjësi të madhe. Atij që doli dhe tha; “ti që e nxore raportin e Dick Marty, je tradhtar”, atij kërkoi llogari të parit. Do rrimë shtrembër dhe do dalim drejtë apo do i bëjmë presion njëri-tjetrit?! Nëse ky zotëri ka shërbyer atje si përkthyes, ka parë gjera. Disa gjera ndoshta si thotë dot. Sa ta marri vesh ai shqiptari se thotë; “ky është tradhtar, apo jo”, mendon se mund t’i humbasë pikët.”, -tha Lubonja.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb