Analisti Fatos Lubonja duke u ndalur te marrëveshja e Shqipërisë me Italinë për emigrantët, theksoi se shqiptarët janë paragjykues si popull.

Përmes një lidhje skype për ‘Open’, Lubonja tha se me këtë marrëveshje, Shqipëria futet në listën e vendeve të këqija, ndërsa shtoi se ajo i shërben vetëm pushtetit.

“Gjatë kohës së Zogut ka qenë një projekt që të vijnë hebrenj këtu, por shqiptarët nuk kanë dashur. Shqiptarët mendoj se janë racistë. Një foto nga Lezha, ishte zgjedhur; dua që të na sillni Europën dhe jo Afrikën. Ata janë njerëz në nevojë dhe ne duhet të kemi të gjithë humanizmin ndaj tyre. Mos kujtoni se shqiptarët në Itali kanë pasur një nam më të mirë se senegalezët. Shqiptarët kanë pasur reputacion më të keq. Puna e racizmit është gjë e gjatë dhe ne duhet të çlirohemi. Ka qe thonë se; mirë të na vijë, se do të bëjmë investime. Ky është akt që na fut në listën e vendeve të këqija. Ky është akt që i shërben pushtetit. Po kërkojmë që të fitojmë legjitimitet te ndërkombëtarët. Po tentohet që të mbulohen ato që bëjnë. Ke Sorecën që reagon në mënyrë të mefshtë për këtë gjë. E ka krimin e organizuar që investon në Shqipëri dhe nuk e shohin. Pse? Janë këto favore që po bën ky që ata mos të shohin. Ajo që më shqetëson mua, se kemi dhe dy opozitarë. Po që shqiptarët të rrinë kaq të mefshtë vetëm për mënyrën se si është bërë kaq flagrante, kjo tregon se ku jemi katandisur.”, tha Lubonja.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb