TIRANE- Një foto e Kastro Zizos me Vera Grabockën ka tërhequr jo pak vëmendjen në rrjetet sociale. Më shumë sesa pozicioni i dy personazheve, ajo që ka ngjallur më shumë debat ishte pikërisht komenti që shoqëronte foton. “Me këtë seksin”, ka shkruar Kastro përkrah fotos me regjisoren dhe producenten e famshme. Të ulur pranë njëri-tjetrit, por “urtë” në paraqitje, Kastro Zizo duket se ka rënë në mendime për femrën që ka në krah, ndërsa citimi i tij është interpretuar si “Kastro eksitohet nga Vera”. Por, vetë këngëtari i njohur, i kontaktuar nga “Bluetooth” ka thënë se e gjitha ka qenë një keqkuptim.

“Është interpretuar në mënyrën e gabuar”, është shprehur Kastro, ndërsa refuzon të komentojë më shumë rreth përshtypjeve të tij për Vera Grabockën. Megjithatë, gjatë ditëve të fundit flitet se kantautori do të marrë pjesë në projektin e fundit të Verës, “Your face sounds familiar”. Vetë Kastro ka thënë se asgjë nuk është e konfirmuar, e për këtë do të na njoftojë më vonë.
(ma.ar/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: