Princesha e Uellsit Kate Middleton dhe bashkëshorti i saj Princi Uilliam janë mbyllur ndaj mundësisë së pajtimit me Princin Harry dhe Meghan Markle, ka pohuar një ekspert mbretëror.
Daily Express UK citoi eksperten mbretërore Jennie Bond duke thënë për revistën OK se Kate Middleton “është lënduar dhe fyer nga gjërat që kanë thënë Harry dhe Meghan”.
Kate Middleton ishte e vetmja anëtare e firmës që kishte shpresuar se përçarja me Meghan dhe Harry-n mund të rregullohej, megjithatë, përpjekjet nuk funksionuan.
Ekspertja mbretërore tha:
“Unë mendoj se ajo besonte se përçarja mund të rregullohej dhe, pas funeralit të Princit Philip, ne e pamë atë duke folur me Harry-n dhe padyshim duke e inkurajuar Uilliamin të bënte të njëjtën gjë.
Por ne tani e dimë se nuk funksionoi. Në fakt, Uilliam dhe Harry patën një grindje të zjarrtë menjëherë pas funeralit. Catherine është lënduar dhe fyer nga gjërat që kanë thënë Harry dhe Meghan, por ajo dhe Uilliam janë një ekip shumë i fortë dhe dyshoj se, së bashku, ata kanë arritur në përfundimin se përçarja me Harry-n nuk mund të rregullohet në të ardhmen e parashikueshme. Ata janë të mbyllur ndaj kësaj mundësie dhe kanë vendosur të vazhdojnë me jetën e tyre.”