Princi William dhe Kate Middleton vizituan së fundmi qendrën myslimane në Londër për t’u takuar me përfaqësuesit e saj dhe për të treguar mbështetjen e tyre për përpjekjet e komunitetit lokal Hayes për të mbledhur para për familjet e prekura nga tërmetet në Turqi dhe Siri.

Teksa ishin atje, Princi dhe Princesha e Uellsit mësuan për përpjekjet e suksesshme të qendrës për të mbledhur mbi 25,000 £ në një apel për vendet e prekura.

Veshja e çiftit “magnetizoi” vëmendjen e mediave të huaja. Sipas Daily Mail, në shenjë respekti, ata hoqën këpucët para se të hynin në qendrën myslimane, ndërsa Kate Middleton mbuloi kokën me një shami bardh e zi.

Gjatë vizitës, çifti u takua gjithashtu me dy studentë nga shkolla Waldegrave dhe mësuesin e tyre për të bërë origami – një simbol i shpresës dhe shërimit në kohë të vështira.

Zgjedhja e princeshës për të mbajtur shaminë, në shenjë respekti për komunitetin mysliman dhe traditat e tij, u komentua shumë në mediat e huaja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb