Pas ndeshjeve të luajtura në mesjavë, kampionati i Kategorisë së Parë rikthehet sërish këtë fundjavë me ndeshjet e javës së katërt. Të gjashta ndeshjet e kësaj jave do të luhen të dielën.

Dy nga sfidat do të luhen në ora 13:30 ndërsa ndeshjet e tjera në ora 16:00. Në takimet e orës 13:30, Pogradeci do të presë Flamurtarin në shtëpi, me të dyja skuadrat që do të kërkojnë të marrin maksimumin e pikëve. Po në 13:30, Besa do të përballet me Besëlidhjen në një sfidë mjaft interesante.

Sakaq, në përballjet e orës 16:00, Iliria do të Bylisin në shtëpi, ndërsa pas fitores me Burrelin, Sopoti pret në shtëpi Kastriotin. Në dy ndeshjet e tjera, Oriku do të përballet me Burrelin ndërsa Korabi udhëton drejt verilindjes për përballjen ndaj Kukësit.

Java 4

Iliria – Bylis, 20.09.2026, 16:00

Kukësi – Korabi, 20.09.2026, 16:00

Sopoti – Kastrioti, 20.09.2026, 16:00

Oriku – Burreli, 20.09.2026, 16:00

Pogradeci – Flamurtari, 20.09.2026, 13:30

Besëlidhja – Besa, 20.09.2026, 13:30

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb