Ushtarët ukrainas që luftojnë kundër forcave pushtuese të Vladimir Putinit kanë shpërndarë një video të pazakontë të disa derrave që ushqehen me atë që pretendohet të jetë një kapiten i vdekur i Ushtrisë Ruse.

Klipi, të cilin The Mirror ka zgjedhur të mos e shfaqë për shkak të natyrës grafike, është shpërndarë në kanalin e Telegram Cargo 200 mëngjesin e së enjtes.

Ukrainasit postojnë vazhdimisht imazhe të ngjashme të pushtuesve rusë për të ngjallur frikë te kundërshtarëve të tyre.

Video e titulluar “Derrat hanë kapitenin rus” është 14 sekonda e gjatë dhe në të shfaqen 6 derra rreth kufomës së pretenduar.

Postimi besohet se i drejtohet grupeve të rezervistëve të ushtrisë që Putini i mobilizoi për t’iu bashkuar luftës.

(BalkanWeb)