TIRANË- Për një ditë, policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 drejtues automjetesh, të cilët drejtonin në gjendje të dehur. Kështu mëngjesin e së shtunës, rreth orës 06:00 është arrestuar 38-vjeçari Luan Kapllani, pasi është kapur tek “Rruga e Elbasanit duke drejtuar mjetin tip “Skoda” ne gjendje të dehur, në masën 0.86 mg/l.

Vetëm një orë më pas është arrestuar në flagrancë 42-vjeçari Indrit Brahja, pasi edhe ky shtetas drejtonte mjetin tip “Volsvagen”, në gjendje të dehur, në masën 0.96 mg/l.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Laurel Alite, 35 vjec, banues në Shijak Durrës, pasi në rrugën “Muhamet Gjollesha”, është kapur duke drejtuar mjetin tip “Daimler Chrysler”, në gjendje të dehur, në masën 0.96 mg/l.

Policia e Tiranës ka arrestuar për të njëjtën vepër penale, 28-vjeçarin Mentor Maçi, pasi në “Rrugën e Elbasanit”, u konstatua duke drejtuar mjetin Mercedes-Benz, në gjendje të dehur në masën 0.55 % mg/l.

Ndërkohë në pranga ka rënë edhe një 41 vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim pasi gjykata me një vendim të formës së prerë e kishte dënuar me 2 muaj burg për “Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt”.

(mi.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb