Dy ditët e ardhshme pritet të sjellin zhvillime të mëdha sa i takon të ardhmes së Milinkovic-Savic, i cili është në shënjesrën e disa skuadrave të mëdha në Europë.

Për momentin më e kuotuar është lëvizja drejt “Old Trafford” pasi Manchester United pritet të humbasë Paul Pogba, që është shumë afër Barcelonës.

Edhe Real Madrid mban një sy nga serbi pasi Luca Modrid duket se do të ketë destinacion Milanon këtë verë. Për 23-vjeçarin janë raportuar interesime edhe nga Juventusi e Milani, por në një intervistë për mediat italiane presidenti i Lazio-s, Claudio Lotito, shprehet se për të nuk ka oferta zyrtare.

Lotito gjithashtu shton se kushdo të blejë mesfushorin duhet të paguajë me shumë seç Manchester United dha për Pogba-n, pra mbi 110 mln euro.

Sergei është lojtari më i mirë i ri në skenën botërore. Për më tepër, me një rritje të madhe në raport me moshën. Unë nuk kam marrë asnjë ofertë zyrtare nga Milani apo Juventusi, lëre më nga Real Madridi apo Manchester United.

Sigurisht që nuk shtyj ta shes atë, por nëse më pyetni sa është i vlefshëm, atëherë më kujtohet se vitin e kaluar, më 29 gusht, refuzova një ofertë prej 110 milionë eurosh. Sa është shitur Pogba në Manchester? 105 plus pesë milionë euro. Pra, Milinkoviç vlen më shumë, sepse është shumë më i fortë,”-u shpreh Lotito për “Corriera della Sera”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb