Të paktën 14 të dyshuar janë arrestuar – dhe tetë prej tyre janë referuar në prokurorë – në hetimin e zjarrit që përfshiu një hotel vendpushimi skish në Turqinë veriore që vrau 78 persona.
Hetimi është fokusuar tek drejtuesit e hotelit, ekipet e shpëtimit dhe bashkia e Bolos, së cilës i përket zona e qendrës së skive.
Sot, siç raporton Anadolu, është arrestuar pronari i hotelit luksoz Grand Kartal dhe dhëndri i tij. Mes të arrestuarve janë edhe nënkryetari i bashkisë së Bolu, zëvendës shefi i zjarrfikësve, shefi i hotelit, elektricisti i tij dhe një arkitekt.
Zjarri ka rënë mbrëmjen e së martës në hotelin e resortit të skive Kartalkaya. Nga hetimi u zbulua një sërë lëshimesh si dhe masa të pamjaftueshme sigurie dhe alarmi.
Ekspertët që ekzaminuan skenën e tragjedisë thanë se nuk kishte sistem alarmi dhe detektorë tymi, as spërkatës uji. Gjithashtu nuk kishte akses për zjarrfikësit në njërën anë të ndërtesës 12-katëshe.
Sipas ministrit të Brendshëm Ali Gerlikaya, 238 klientë, kryesisht familje me fëmijë, ishin në hotel atë natë. Familje të tëra u shkatërruan nga zjarri i cili vazhdoi për orë të tëra para se të vihej nën kontroll.