KAVAJË- Nuse-vjehrrë rrihen me njëra-tjetrën, kërkojnë urdhër mbrojtjeje. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në fshatin Gosë të Kavajës, ku 16-vjeçarja me inicialet F.B, është përleshur fizikisht me vjehrrën e saj, 58-vjeçaren Shqiponja Sinemata.

Sipas burimeve zyrtare nga policia, sherri mes tyre ka ndodhur në banesë. Fill pas ngjarjes, referuar materialeve në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, dy gratë plotësuan kërkesë-padi për të marrë urdhër mbrojtjeje. Kjo nuk është hera e parë që ndodhin raste të tilla.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb