DURRES- Ka dalë para gjykatës së Durrësit Çelnik Shaholli, i cili të premten vrau bashkëshorten e tij 40-vjeçare, nënë e 6 fëmijëve. 42-vjeçari njihet me masën e sigurisë.

“Arrest me burg” ka vendosur Gjykata e Durrësit për 42-vjeçarin Çlirim Shaholli, i cili të premten vrau gruan e tij, nënë e gjashtë fëmijëve. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se në këtë seancë nuk ishte i pranishëm asnjë nga familjarët e Çlirim Shahollit, të cilët me sa duket e kanë braktisur pas këtij akti të rëndë.

Pas ngjarjes ata kanë pranuar faktin se Çlirim Shaholli ishte xheloz për gruan e tij 40-vjeçare, dhe e kishte dhunuar edhe më parë.

Këtë fakt e ka pranuar edhe vetë 42-vjeçari para trupit gjykues.

Ai tha thënë se i ka përplasur gruas kokën në dysheme, nuk kua ka kërkuar falje. Madje nuk u ka kërkuar falje as fëmijëve të tij, për këtë akt të rëndë që ka kryer.

Mësohet se shkak për sherrin, i cili rezultoi fatal për 40-vjeçaren Ardjana Shaholli, ka qenë sërish xhelozia e bashkëshortit. Ai e akuzonte se gruaja kishte dashnor pronarin, por ajo nuk e pranonte një gjë të tillë.

Në këtë situatë, Çlirim Shaholli e ka goditur në kokë gruan e tij dhe e ka përplasur në dysheme, duke i shkaktuar hematoma. Ndonëse e dërgoi gruan në spital, ajo nuk mundi të mbijetonte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb