Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi ngriti tonet nga Kuvendi, ndërsa lëshoi akuza në drejtim të Niko Peleshit. Ai tha se ky i fundit duhet ta detyronte Ramën që të paraqitej në Kuvend, për të dhënë llogari për interpelancat.
Ai tha se 3 kërkesat e refuzuara për interpelancë do të çohen në Gjykatën Kushtetuese.
“Zoti kryetar, që ju jeni një shkelës i rregullores, këtë se kam dyshim se e keni kërkesën dhe në Kushtetuese. Po ne e kemi vëmendjen në çdo moment. Ju i keni refuzuar grupit parlamentar të PD-së një interpelancë urgjente me kryeministrin, lidhur me skandalin e AKSHIT. Keni kthyer përgjigje se si në shkelje flagrante refuzoni këtë interpelancë. Sipas rregullores, duhej të kishte njoftuar seancën plenare te njoftimet që ka ardhur një kërkesë për interpelancë, dhe ju në shkelje të së drejtës, e keni refuzuar. Po e them publikisht dhe për seancën plenare, të tre kërkesat e fundit që keni refuzuar në interpelancë do i çojmë në Kushtetuese për konflikt interpelancash, Po tejkaloni procedurat, po asgjësoni të drejtat e opozitës, parlamentarizmin deh demokracinë. Është përgjegjësi e juaj direkte. Nëse nuk keni kompetencë që të sillni Ramën në seancë, jepni dorëheqje. Ke frikë t’i thuash kryeministrit; zotëri e ke detyrim kushtetues që të vish në seancë. Nuk ke guxim. Dorëhiqu nga ajo pozitë të patën!”, tha ai.
