Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu nga Kuvendi lëshoi akuza në drejtim të kryeministrit dhe qeverisë së tij se informon Serbinë në kurriz të Kosovës.
Ai tha se Rama duhej të ishte në Kuvend që të jepte llogari për artikullin e tij me Vuçiç dhe deklaratat e këtij të fundit.
“Kemi ftuar kryeministrin të vijë në Komision të Jashtëm për të folur për artikullin Rama-Vuçiç. Dërgoi ministrin e jashtëm. Marrëdhëniet Rama-Vuçiç kanë karakter personal. Mbani qetësi. Këtu ka sabotim aktiv nga mazhoranca. Është frika, e di. 36 orë më parë Vuçiç bëri këtë deklaratë; kjo aleancë, aleanca ushtarake Kroaci-Shqipëri-Kosovë, është bërë me insistimin e Kroacisë. Jemi informuar nga Tirana, kemi dhe info sekrete nga Prishtina, se pas kësaj qëndron një shtet tjetër që ka bërë presion mbi Zagrebin. Vuçiç është shumë i qartë; jemi informuar nga Tirana. Kemi diferencë të madhe mes Prishtinës dhe Tiranës. Nga Tirana ka lajmërim direkt, nga shteti shqiptar dhe ndoshta nga kryeministri i Shqipërisë. A nuk duhet të vijë kryeministri shqiptar, për këtë artikull dhe deklaratën e Vuçiç. Ka rëndësi kombëtare.”, tha ai.
