Recetë nga znj Eneida
Përbërësit
2 limona të mëdhenj me lëkurë të trashë
150 gr sheqer
175 gr gjalpë
175 gr miell
50 gr bajame/Stika të grira
2 lugë pluhur pjekës
3 vezë
Për kremin lart:
Lëkuren e 1 limoni
Lëngun e 1 limoni
100 gr sheqer pluhur
Përgatitja
Limonat do i vendosim në një tenxhere me ujë të ziejnë për 40 minuta afërsisht deri sa piruni të kalojë lirshëm. Më pas do u heqim bërthamat dhe do i grijmë në mikser.
Do rrahim gjalpin me sheqerin dhe më pas shtojmë vezët një e nga një. Shtojmë bajamet, limonat e grirë, miellin dhe pluhurin pjekës.
E trazojmë brumin dhe e shtojmë në një tavë me letër pjekje. E pjekim me 180 gradë për 45 min afërsisht.
E lëmë të ftohet dhe më pas i shtojmë salcën të cilën e bëjmë duke miksuar lëngun, lëkurën e limonit me sheqerin.