Anëtari i Kryesisë së PD të Rithemelimit, Belind Këlliçi deklaroi nga protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, e mbështetur edhe nga opozita, se pritet të arrestohen edhe disa drejtorë të tjerë të bashkisë së Tiranës.

Në fjalën e tij para protestuesve, Këlliçi tha se ata do t’i bashkohen shokëve të tyre, drejtorëve të dosjes “5D”, të vënë në pranga me urdhër të SPAK disa javë më parë. Ai theksoi se protestat nuk do të ndalen deri kur para drejtësisë të shkojnë të gjithë zyrtarët e përfshirë në afera.

“Sot nuk vidhen vetëm taksat e demokratëve, por të të gjithë shqiptarëve. Kjo vjedhje po na bëhet të gjithëve. O do bëhet drejtësi, ose ne nuk tërhiqemi. Janë një sërë drejtorësh të tjerë që presin të akomodohen tek shokët. Herion Rapaj ne nuk të harrojmë, ti që vidhje votat e Kombinatit. Elton Kacidhja, banditi i Zall Herit, Arben Maloku, të gjithë e keni vendin aty ku janë pjesa tjetër e bandës. Por ju garantojmë se pa shkuar para drejtësisë kreu i bandës ne nuk tërhiqemi”, deklaroi Belind Këlliçi.

Opozita dhe aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit zhvilluan këtë të martë para bashkisë së Tiranës protestën e pestë radhazi. Ata kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe vënien e tij para drejtësisë, pas arrestimit të drejtorëve të “5D”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: